Basha u ka komunikuar sot aleatëve opozitare vendim për thyerjen e bojkotit dhe rikthimin në seancat e së enjtes dhe të premtes në Kuvend. Në përfundim të mbledhjes së Bashës me aleatët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se “nuk do të lejojmë që Rama të tallet me studentët”.
Kësisoj opozita shpëton mandatet pasi nëse nuk paraqitej deri në fund të sezionit rrezikonte ti digjte ato.
Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë morën pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.
(lajmi ne perditesim)