Aktualitet

Studentët e Juridikut i drejtojnë dekanit një kërkesë me 6 pika


               Publikuar në : 14:22 - 10/02/19 |
b.f

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë drejtuar një kërkesë dekanit Artan Hoxha. Ata kanë parashtruar në një letër zyrtare 6 pika që pasqyrojnë problematikat e tyre.

Stundetët kanë kërkuar shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura. Gjithashtu, studentët kanë kërkuar edhe zëvendësimin e këtyre orëve. Shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentet për bursë dhe për përgjysmimin e tarifave janë dy nga kërkesat e studentëve.

Ata gjithashtu kanë kërkuar mospenalizimin e studentëve protestues për shkak të mungesave. Studentët duan që të bëhet kërkesa për shfuqizimin e nenit 82, si dhe ofrimin e praktikave për studentët pranë gjykatave, burgjeve, parlamentit etj.

 

Studentët kanë lënë edhe një afat të catuar për kthim përgjigje me shkresë zyrtare./E.L

Pas