Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentë të Drejtësisë në auditore me makina luksoze! Çfarë modeli po mbjellim për drejtësinë e së nesërmes?

2015/12/16 at 3:11 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Dritan Laci

Në një ditë pushimi, kur nuk ke nge të dëgjosh për hallet e panumërta që sjell dita në Shqipëri, një mesozonjë më zgjoi kërshërinë me një ndodhi brenda familjes së saj që në dukje ngjante të ishte e zakonshme për një familje shqiptare, por që duke u zbardhur niste edhe të shpërfaqte modelin e një shoqërie e cila mendueshëm të krijon bindjen se edhe e ardhmja duket e kapur nga metastazat e fitimit të mirave materiale pa punuar, por edhe me atë se çfarë modeli përfaqëson sot Drejtësia në Shqipëri dhe se si ky model është qelbëzuar që në filiz.

Historia ishte shumë e thjeshtë. Vajza e mesozonjës është studente në vitin e parë në Drejtësi. Një ditë ndërsa ishte kthyer në shtëpi kishte paraqitur një kërkesë, e cila prindërve u ishte dukur e tepruar për financat e tyre të brishta. Kishte kërkuar ti blinin një Iphone të fundit sepse ndihej shumë e turpëruar përpara shokëve dhe shoqeve të saj të kursit të Drejtësisë që telefoni i saj ishte model i vjetëruar.

Por kjo nuk kishte qenë e vetmja kërkesë. Kishte kërkuar edhe një çantë të shtrenjtë pasi shoqet e saj të kursit të Drejtësisë vinin me çanta firmato në fakultet.

I kuriozuar pa masë nga biseda, vendosa të investigohesha se cila ishte përbërja e klasës shoqërore, nga ku vinin shokët dhe shoqet e vajzës së mesozonjës.

Dhe mësova që ishin fëmijë, djem dhe vajza gjyqtarësh dhe prokurorësh, pothuaj të sapodalë nga adoleshenca, të cilët nuk kanë punuar asnjë ditë të jetës së tyre, të cilët do të jenë me shumë gjasa e nesërmja e drejtësisë në vend.

Djem dhe vajza të cilët përshfaqin një luks të tillë, pa i thënë njëherë mirëmëngjes punës në jetën e tyre. Dhe ndërsa mesozonja vazhdonte, befas mu kujtua Rainer Deville, shef i Euralius për Shqipërinë, që disa ditë më parë, ndërsa fliste për korrupsionin masiv në Drejtësi thoshte: “Të heqim gjyqtarët e vjetër të korruptuar dhe ti zëvendësojmë me të rinj”.

Normalisht që pas bisedës që dëgjova, pyetja që i drejtova vetes është: “Ok do ti zëvendësojmë. Janë të korruptuar dhe duhet të ikin. Por çfarë modeli kemi mbjellë në këto 25 vite. Nëse një i ri i cili është ende në bankat e Drejtësisë dhe aspiron një ditë të jetë pjesë e Drejtësisë së madhe, vishet dhe modifikohet me sende të çmuara, pa punuar një ditë, a do të pranojë ai nesër të jetë një rrogëtar i bindur i Drejtësisë?

Kjo ndoshta është një pyetje subjektive në thelb, por modeli është “share”. Është “share” që kur e marrim në familje. Që te ajo edukata që marrim në fëmini dhe të cilën e përcjellim edhe në të rriturit tonë.

A duhet ta rregullojmë që këtu drejtësinë, që nga bankat e fakultetit?

Nëse sot kemi të rinj që aspirojnë të bëhen gjykatës, prokurorë, avokatë etj, dhe që shkojnë në bankat e shkollës me telefona luksozë, çanta firmato, makina të tipit të fundit, çfarë do të presim nesër nga kjo drejtësi?

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
SKANDALI/ Dy kompani fitojnë pa garë gjithë tenderat e sinjalistikës rrugore

SKANDALI/ Dy kompani fitojnë pa garë gjithë tenderat e sinjalistikës rrugore

Ja pse kafeja iu çon menjëherë në tualet

Ja pse kafeja iu çon menjëherë në tualet

De Biasi thërret Rei Manaj për ndeshjet miqësore dhe i jep fund “konfliktit”

Edhe Bologna kërkon Manajn, sulmuesi lakmohet nga Serie A

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com