Busti i firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Dervish Hima, që gjendet buzë Drinit të Zi, është thyer nga persona të panjohur. Mediat në Maqedoni shkruajnë se institucionet përkatëse ende nuk kanë marrë ndonjë hap për inspektimin e këtij rasti.
“Ky është një akt vandalizmi ndaj figurave kombëtare shqiptare dhe banorët mendojnë se është akt nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas”, komentojnë qytetarët. /Telegrafi