Ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga policia, Stresi jo vetëm që nuk është munduar të fshihet, por ka krijuar sërish probleme. Këtë herë këngëtari Arkimed Lushaj është përfshirë në një incident më Leonard Bombajn.
Ky i fundit ishte duke ndjekur një aktivitet në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët” kur Stresi e ka sulmuar atë me fjalë fyese dhe i ka hedhur një kovë me ujë.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të mërkurës në rrugën ‘4 Dëshmorët”, tha policía e cila thekson se ka dërguar procedimin penal për Stresin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.