Aktualitet

Stresi nxjerr bisedën me Brilant Martinajn:Zemra vëllait, krejt botën ma përmbyse



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:41 - 18/07/22 |
Opi Nion

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, kishte një lidhje të ngushtë me një nga viktimat e atentatit të djeshëm në Fushë-Krujë.

Stresi ka treguar ishte një nga miqtë më të afërt të 23-vjeçarit Brilant Martinaj.

23-vjeçari mbeti i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës se bashkua me Diklen Vatajn dhe Arbër Hoxhën.

Ndërsa këngëtari ka publikuar një pjesë të bisedës me Martinajn në rrjetet sociale.

Në një postim në “Instastory” reperi shkruan, “Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, ndërsa publikoi me screenshot një bisedë me 23-vjeçarin.

Ndërsa foto dhe video kanë qarkulluar në rrjet të Stresit dhe Martinaj të cilët shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duket se lajmi i ekzekutimit të mikut të tij e ka tronditur Stresin./Opinion.al

Pas