Reperi Stresi ka lënë pas të gjitha ‘punët’ e tij për të ndjekur derbin Tirana-Partizani në kryeqytet.
Ai është fotografuar në mes të tifozëve të Partizanit së bashku me babain e tij.
I veshur me një kostum ngjyrë jeshile, Stresi duket se është tepër i vëmendshëm për lojën që po zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Në këto minuta të para të lojës, reperi duhet të jetë tepër i lumtur pasi Partizani është në avantazh me golin e Esat Malës.