Reperi i njohur Stresi njihet për raportet e mira që ka me labelin e njohur ‘Babastars’. Mirëpo mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur i ka nxjerr të gjitha sekretet e këtij grupi. Ai ka qenë i ftuar në emisionin e njohur ‘NIN’ ku ka folur diçka më shumë për jetën e tij personale, për projektet e reja muzikore si dhe ka thënë mendimin e tij për disa prej kolegëve.
Në një moment gjatë intervistës reperi është pyetur edhe për grupin e njohur ‘Babastars’ të cilët muajt e fundit kanë qenë në vëmendje të mediave pasi është aluduar se nuk i kanë marrëdhëniet aspak të mira.
Stresi e konfirmoi këtë lajm duke treguar se raportet mes Getoar Selimit, Majk, Agon Amiga dhe Skivi nuk janë aspak të mira. Sipas tij mes tyre ka shumë mosmarrëveshje. Më pas moderatori e pyet se përse mendon kështu dhe stresi përgjigjet thjesht: “Gjithçka shihet” . Ndërkohë kujtojmë se përpara disa muajsh njëri prej anëtareve të ‘Babastars’, Albert Krasniqi akuzoi publikisht Getoar Selimin se promovon më shumë Majk sesa reperat e tjerë të grupit