Reperi Stresi ka një reputacion prej djali të keq, pasi jo rrallë herë ka qenë në kundravajtje me ligjin, por përveç kësaj ai njihet edhe për diçka tjetër: marrëdhien e ngushtë që ka me të ëmën.
Shpesh Arkimed Lushaj publikon mesazhet që shkëmben me mamanë e tij, Shpresën ku shprehin hapur dashurinë për njëri – tjetrin. Sot Stresi ka publikuar sërish disa mesazhe që i me “Dashurinë e Jetës së Tij” siç e quan ai.
Stresi i shkruan mamasë së tij që nuk është në gjendje ta mbyllë këngën që ka shkruar për të sepse vetëm qan.
https://www.instagram.com/p/BngO9H8HM9A/?taken-by=stresi
“Smë lejn lotët aq shum të du, veç kur tmendoj mbaroj krejt,” i shkruan ai, ndërsa mamaja e tij Shpresa i përgjigjet se është “gjallë, dhe gjithashtu i dhemb zemra për të birin.”
Në këtë postim Stresi gjithashtu konfirmon pjesëmarrjen në Këngën Magjike, me këngën dedikuar nënës./Opinion.al