Mediat e huaja shkruajnë se ylli i kinemasë, Brad Pitt është tejet i stresuar nga angazhimet e shumta në profesion dhe në familje dhe e gjithë kjo ngarkesë i ka shkaktuar artistit një stres të madh. Për këtë arsye Brad i është kthyer zakonit të dikurshëm, tymosjes së marijuanës. Në deklarata të ndryshme aktori ka theksuar shpesh se nuk është përdorues i drogave, mirëpo marijuana bën përjashtim.