Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strehuan vrasësin e Edmond Papës dhe mbanin armë në banesë, Apeli lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin 

2024/10/04 at 2:51 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Strehuan vrasësin e Edmond Papës dhe mbanin armë në banesë, Apeli lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” dy persona, të cilët ishin arrestuar nga Policia, pasi kishin strehuar në banesën e tyre Andrew Bode, i arrestuar për vrasjen e  Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022. 


Bëhet fjalë për Julian dhe Adriatik Kalemin. Bode fshihej në banesën e Julian Kalemit, që po ashtu u vu në pranga nga policia në gusht të këtij viti. 

Ndërsa gjatë operacionit, efektivët gjetën armë në shtëpinë e të afërmit të Julian Kalemit, Andrea alias Adriatik Kalemi, që mbante në shtëpi 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. 

“Në kuadër të marrjes dhe zbatimit të masave për personat të cilët janë të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion në rrugë operative se, në banesat e personave nën hetim A (A) alias S. K, dhe J.K strehohet shtetasi me iniciale A.B, person ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit me karakter shtrëngues personal “arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”. 

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj: 

– personit nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal. 

– personit nën hetim me iniciale K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal. 

  1. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 349, datë 29.08.2024, ka vendosur:

– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024,  ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal. 

– Caktimin ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit më të butë se “arresti në burg”. 

  1. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 348, datë 29.08.2024, ka vendosur: 

– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024,  ndaj personit nën hetim J.K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal. 

– Caktimin ndaj personit nën hetim J.K masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale J.K i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e një mase  sigurimi më të butë se ajo e “arresti në burg”. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 04.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Arta Duka, vendosi: 

– Miratimin e vendimit nr. 349, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. 

– Miratimin e vendimit nr. 348, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”,-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. 



Ju sugjerojmë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
Bota

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë
Bota

Ukraina dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje në parim për zonën e tregtisë së lirë

30 Qershor, 2025 6:16 pm
Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

30 Qershor, 2025 5:55 pm
Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
Para
Nesër seanca për Kodin Zgjedhor në Kuvend, Bardhi: Duam lista të hapura 

“Po tregojnë sa të pafytyrë janë!”, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Refuzuan dy herë respektimin e vendimit të Kushtetueses  

Ministri Malaj prezanton kreun e ri të Tatimeve 

Ministri Malaj prezanton kreun e ri të Tatimeve 

KLGJ refuzon Komisionin “Xhafaj”: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por jo të jemi pjesëmarrës 

KLGJ refuzon Komisionin “Xhafaj”: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por jo të jemi pjesëmarrës 
















TE FUNDIT

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
30 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të...

Lexo më shumë

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte...

Lexo më shumë

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
30 Qershor, 2025

Pak minuta më parë janë publikuar rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje për maturantët. Sipas të dhënave zyrtare nga...

Lexo më shumë

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë

Sulmet 12-ditore me Izraelin, Irani: 935 të vrarë, mes tyre edhe gra e fëmijë
30 Qershor, 2025

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi sot një zëdhënës i gjyqësorit iranian. Numri i të vdekurve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com