Kronikë

Strehoi sirianët, Gjykata le në burg 32-vjeçarin në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 17/01/21 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Qazim Ismailajn, i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit nga emigrantët sirianë.

Sipas të dhënave, 32-vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianë, të cilët e përdornin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në vendet e BE-së.

Dyshohet se i riu ishte pjesë e grupit që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone më 8 janar, 50 shtetas siriane. Më herët për këtë ngjarje, policia ka arrestuar dhe pronarin e një hoteli në Tiranë, i cili po ashtu kishte strehuar sirianë.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. / Opinion.al

Pas