Aktualitet

Strehimi i afganëve, Albright falenderon Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:35 - 15/08/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka ndarë një postim në tuiter te Ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright, përmes të cilit ajo falenderon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kanadanë për vendimin e strehimit të qytetarëve afganë.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit të aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t’i ndjekin”, shkruan Albright./Opinion.al

 

 

Pas