TIRANE- Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një lidhje telefonike për News 24 nuk e ka mohuar faktin se ka shkuar me armë në protestën e sotme tek Kodrat e Liqenit. Pak i indinjuar për mënyrën se si iu mor intervista në lidhje të drejpërdrejtë (pa u njoftuar më parë), Strazimiri tha “kërkojeni krimin tek Armando Prenga i cili qëlloi me armë dhe u fshin kamerat e sigurisë në komisariat”. Ai tha më tej se parlamenti është i mbushur me kriminelë. Strazimiri nuk e mohoi në asnjë moment faktin se ka qenë i pajisur me pistoletë…