Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka dorëzuar në policia armën, me të cilën u fotografua gjatë protestës së PD-së kundër këndit të lojërave te Parku i Liqenit.
Deklaratën e ka bërë sot vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, teksa ishte gjatë një takimi me drejtorët e policisë së qarqeve.
Sipas Tahirit, “Deputeti i Partisë Demokratike Genti Strazimiri ka dorëzuar në polici armën”.