Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Strategjia i ka shkuar Baba Xhikes”,Rama njofton paketë ndihme për barnat

2020/11/11 at 12:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Strategjia i ka shkuar Baba Xhikes”,Rama njofton paketë ndihme për barnat

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër paketë ndihme për të sëmurët dhe familjet në nevojë, referuar situatës së rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rama tha se paketa do të sigurojë barnat esenciale për të sëmurët, si dhe do të ketë një shtesë të konsiderueshme ndihme për shtresat në nevojë.

Ndër të tjera ai theksoi se ka një strategji që ka parashikuar të gjitha masat ekonomike dhe shëndetësore, duke iu përgjigjur kështu akuzave të presidentit Meta.

“Jo vetëm që ne e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkruar i ka shkuar edhe Baba Xhikës në Presidencë. Ai prej presidenti ka vetëm kostumin dhe nuk ka asgjë tjetër më.

Në jemi angazhuar financiarisht edhe për sigurimin e vaksinë. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliardë, ose 9.4 përqind të buxhetit, vetëm për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për një vit. Pjesë e këtij buxheti do të jetë edhe rritja e pagave 40% për 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë.  

Po ashtu është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus paketa për vazhdimin e luftës me covid, 1.7 miliarda për mjetet e mbrojtës personale, për oksigjenin, dhe për pagat e bonuset.

Në këto kushte mjekët dhe infermierët tanë në spitalet covid do të çojnë në shtëpi, fale edhe taksave të ulëta që kanë, do të çojnë në shtëpi me shumë se do të çonin ën Gjermani.

650 milionë lekë janë vënë në dispozicion në rast se do të futen ,më shumë njerëz në luftën kundër covid. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë, të cilët janë të regjistruar  me emër dhe mbiemër.

1.2 miliardë të tjera për kapacitete laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinë përmes aleancën covax.

Po të kishim dëgjuar ata ne s’do të kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë. Ne po e shohim në dinamikë se sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike.

Masat tona shtrënguese aktualisht janë minimale, se ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi që të mbajnë një ekuilibër. Ndaj i bëjmë thirrje njerëzve që gjithsecili që të respektojnë rregullat minimale. Ne duam që familjeve në ndihmë ekonominë t’i japim një mbështetje financiare.

Kjo valë është më e fortë se e para. Nëse shikojmë eksperiencën e mëparshme mund të pritet edhe një valë e tretë, e cila është më e dobët e dyta por ekziston. A do të vijë apo jo këtë nuk di ta thotë njeri. Por për këtë duhet të jemi të përgatitur. Nuk shkohet në këtë rrugë me mënyrën e Xhikës”, vijoi në komunikimin e tij me mediat Kryeministri Edi Rama. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Para
Shifra të larta infektimesh, Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë

Shifra të larta infektimesh, Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë

Mashtronte qytetarët duke u prezantuar si police, arrestohet 42-vjeçarja

Mashtronte qytetarët duke u prezantuar si police, arrestohet 42-vjeçarja

Vonesa e tamponëve/ Manastirliu: Po ndërtojmë edhe një laborator “back-up”

Vonesa e tamponëve/ Manastirliu: Po ndërtojmë edhe një laborator "back-up"

TE FUNDIT

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
29 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve,...

Lexo më shumë

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
29 Qershor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
29 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas informacioneve të para deri...

Lexo më shumë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
29 Qershor, 2025

Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com