Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strategjia e BE-së ndaj Presidentit Trump

2025/01/23 at 11:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Strategjia e BE-së ndaj Presidentit Trump

Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Evropian po diskuton pasojat gjeopolitike dhe ekonomike.


Për këtë temë po diskutohet edhe në institucione të tjera evropiane.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE.

Në përgjithësi, Evropa nuk luajti një rol të madh në orët e para të mandatit të dytë të Trumpit. Kështu u tha edhe në Parlamentin Evropian gjatë debatit të martën. Megjithatë, në PE ka pasur shumë debate për mënyrën se si duhet të qaset Evropa ndaj presidentit të ri dhe administratës së tij. Trump tha vetëm se donte të balanconte deficitin tregtar me BE-në, përmes ngritjes së tarifave të doganave apo përmes eksporteve më të mëdha të energjisë – si nafta dhe gazi natyror.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyenmbrojti një qasje pragmatike. “Ne do të jemi pragmatikë, por do t’u përmbahemi gjithmonë parimeve tona,” tha ajo. Ajo beson se prioriteti kryesor tani është të diskutohen interesat e përbashkëta mes SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se ata do të jenë të hapur për negociata.

“Strategjitë e dyfishta” në çështjet tregtare

Komisioneri i Tregtisë së BE-së Marosh Shevçoviç theksoi, në një fjalim në Parlamentin Evropian, se BE-ja është tashmë importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm amerikan. Rreth 50 për qind e gazit LNG në BE, tha ai, vjen nga SHBA. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian është i gatshëm të zgjerojë këtë bashkëpunim strategjik me administratën e re të Trump. “Në të njëjtën kohë ne jemi gjithashtu të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nëse është e nevojshme,” tha ai.

Kjo qasje është ndoshta ajo që Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë, e quan një “strategji të dyfishtë”. Sipas këtij socialdemokrati, BE-ja duhet të negociojë aty ku është e mundur dhe të mbrohet nga sulmet aty ku është e nevojshme.

Dejvid McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi në një intervistë për DW, se Komisioni Evropian është më i përgatitur për mandatin e dytë të Trumpit. Përveç kësaj, këtë herë ata kanë qenë shumë herët në kontakt me qeverinë e re dhe e kanë bërë të qartë se tarifat dhe kundërtarifat doganore do të sjellin një situatë ku të dyja palët janë në humbje, tha ky kristiandemokrat.

Uniteti evropian

Ka një marrëveshje mes europarlamentarëve se duhet të parandalohet një përshkallëzim i konfliktit tregtar me Donald Trumpin. Spanjolli Francisco José Millán Mon thekson se nga një luftë tregtare nuk do të përfitonte askush. Përkundrazi, BE-ja duhet të përpiqet për marrëdhënie tregtare me SHBA-në, thotë ky politikan nga Partia Popullore Evropiane konservatore. Përveç kësaj, beson ai, evropianët duhet të veprojnë së bashku në vend që të përpiqen të gjejnë marrëveshje individuale me Uashingtonin.

Deputetja e të Gjelbërve, Anna Cavazzini, gjithashtu beson se “Evropa e bashkuar” duhet të jetë përgjigja ndaj politikës “Duhet të bëjmë Amerikën prapë të madhe”. Cavazzini i bën thirrje Komisionit Evropian të përdorë mundësitë që ka në dispozicion falë Aktit të Shërbimeve Digjitale.

Veçanërisht në kontekstin e afërsisë së Trumpit me Elon Musk, pronar i Platformës X, u tha se edhe kompanitë e mëdha duhet të respektojnë rregullat evropiane. Ligji i Shërbimeve Digjitale parashikon që duhet të merren masa kundër përmbajtjeve që janë në kundërshtim me ligjin, nën kërcënimin e gjobave.

Kritika dhe lëvdata për Donald Trump

Fjalë të qarta për Groenlandën u dëgjuan në Parlamentin Evropian, veçanërisht nga deputetë danezë, si Stine Bosse. Ai vuri në dukje se e ardhmja e Groenlandës mund të përcaktohet vetëm nga vetë groenlandezët. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për “sigurinë ndërkombëtare”.

Socialdemokrati Vytenis Povilas Andriukaitis kritikoi vendimin e Trump për të pezulluar Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë “një turp”. Deputeti lituanez shpreh keqardhje që Ukraina nuk u përmend në fjalimin hyrës të Trumpit.

Lavdërimet për lëvizjet e para të Donald Trump në pushtet erdhën kryesisht nga kampi i ekstremit të djathtë. Për shembull, Christine Anderson, një anëtare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila është klasifikuar si ekstremiste e krahut të djathtë nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, vlerësoi fjalimin inaugurues të Trump si “një frymë e re freskuese”. Ajo tha se Trump po rivendos sigurinë e vendit duke mbyllur kufirin dhe duke deportuar të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Në fund të debatit në Parlamentin Evropian, Komisioneri i Tregtisë Shevçoviç shprehu bindjen se nuk ka probleme mes dy partnerëve të ngushtë si SHBA-ja dhe Evropa që nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese./DW



Ju sugjerojmë

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
Aktualitet

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

6 Janar, 2026 11:41 am
SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
Bota

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

6 Janar, 2026 11:18 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Bota

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

6 Janar, 2026 8:30 am
Para
Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Gjendet një person i pajetë në një karburant në zonën e Novoselës 

“Talleni me njerëzit”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ulur! 

“Talleni me njerëzit”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ulur! 

Reuters: Kriza e ndotjes së ajrit në Ballkan kërcënon shëndetin publik dhe anëtarësimin në BE

Reuters: Kriza e ndotjes së ajrit në Ballkan kërcënon shëndetin publik dhe anëtarësimin në BE
















TE FUNDIT

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
6 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara...

Lexo më shumë

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
6 Janar, 2026

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë...

Lexo më shumë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
6 Janar, 2026

Policia e Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Ends”, pas një serie vjedhjesh të ndodhura dje, duke identifikuar dhe shpallur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com