Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strategji e re për luftën në Ukrainë? Biden i dërgon raportin Kongresit 

2024/09/10 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Strategji e re për luftën në Ukrainë? Biden i dërgon raportin Kongresit 

Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, thanë të hënën tre burime. 

Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë. Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. 

Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit. 

Pas muajsh të tëra vonese, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët miratoi në prill projektligjin prej 95 miliardë dollarësh që përfshinte 61 miliardë dollarë financime për Ukrainën, si dhe miliarda dollarë ndihmë për Izraelin, civilët në zonat e konfliktit në mbarë botën dhe për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me rrezikun e Kinës. 

Si pjesë e projektligjit, Kongresi i kërkoi administratës së Presidentit Biden të paraqiste një strategji të detajuar për Ukrainën deri në fillim të qershorit. 

Mbështetja e Presidentit Biden për Ukrainën përkrahet nga demokratët dhe shumë republikanë në Kongres. Megjithatë, disa republikanë kanë kritikuar administratën e tij për kufizimin e mënyrës sesi Ukraina mund të përdorë armatimet amerikane, si për shembull refuzimin për dërguar armë që mund të godasin objektiva thellë brenda Rusisë, nga shqetësimi se një gjë e tillë mund të çonte në përshkallëzim të konfliktit. 

Pasi kaluan disa javë dhe raporti nuk u dërgua në Kongres, disa anëtarë të Kongresit thanë se ishin zemëruar dhe se do të shqyrtonin edhe idenë e bllokimit të fondeve të mëtejshme./VOA 

Ju sugjerojmë

Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
Bota

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

17 Qershor, 2025 2:39 pm
Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
Kronikë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

17 Qershor, 2025 2:20 pm
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
Aktualitet

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

17 Qershor, 2025 2:05 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Para
Në hotel me armë dhe kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë 

I gjendet drogë sintetike në banesë, arrestohet një 20-vjeçar në Tiranë 

Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona, 12 prej tyre gra. Dosja i kalon GJKKO 

SPAK jep pretencën për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Rapin dhe nipin e tij 

U bë nënë në moshën 14-vjeçare, e mitura shpërthen në lot: Të më lirojnë burrin nga burgu, kush do ma ushqejë fëmijën 

Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetën fëmijën, Gjykata lë në burg 21-vjeçarin 

TE FUNDIT

Kur drita nuk mjafton

Kur drita nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, raportet...

Lexo më shumë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
17 Qershor, 2025

“Çfarë ka ndryshuar për Gazën me nisjen e luftës mes Izraelit dhe Iranit? Në nivel mediatik gjithçka, por për ata...

Lexo më shumë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
17 Qershor, 2025

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit pas kërkesës së bërë nga ish-deputetit Ervin Salinji për t’u liruar nga burgu....

Lexo më shumë

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
17 Qershor, 2025

Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme  foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com