Tomas Strakosha javët e fundit ka fituar vëmendjen e të gjithë shtypit italian, por tashmë është edhe nga zërat kryesorë në merkato. Për një transferim të mundshëm tek Juventusi, shqiptari u shpreh: “Jam i lumtur këtu tek Lacio. Kam besimin e trajnerit dhe të gjithë klubit.”
“Unë pasardhës i Bufonit? Nuk e di nëse ka ndonjë interes nga bardh e zinjtë” – deklaroi Strakosha.