Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stop/Këshilli i Ministrave injoron vendimet e formës së prerë të gjykatave

2019/02/13 at 9:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Stop/Këshilli i Ministrave injoron vendimet e formës së prerë të gjykatave

Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka denoncuar rastin kur Këshilli i Ministrave nuk zbaton vendimet e formës së prerë të gjykatave për të dëmshpërblyer punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna. Bëhet fjalë për rastin e zonjës Vilma Kadesha, e cila në Janar të vitit 2013 punonte në Këshillin e Ministrave si anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik. Shkurtimet nga puna prekën dhe atë, e cila u pushua pa motivacion.


Çështja shkoi në gjykatë dhe kjo e fundit i dha të drejtë znj.Vilma Kadesha se ishte larguar padrejtësisht nga puna. Ajo fitoi të drejtën e dëmshpërblimit të 40 milionë Lekëve të vjetra. Këtë shumë parash që duhet t’ia paguajë Këshilli i Ministrave, ende nuk e ka marrë. Zonja ka pajtuar një përmbarues privat që të ekzekutojë vendimin e formës së prerë të gjykatës. Ka kaluar më shumë se një vit, dhe përmbaruesi nuk gjen paratë që t’i sekuestrojë Këshillit të Ministrave. Për t’i dhënë zgjidhje situatës, i është drejtuar me disa shkresa Këshillit të Ministrave, por nuk ka marrë përgjigje.

“Zonja Kadeshaj i është drejtuar shërbimit përmbarimor gjyqësor duke kërkuar ekzekutimin e këtij titulli ekzekutiv dhe konkretisht më datë 21 Korrik 2017 nga ana e shoqërisë përmbarimore private kanë filluar procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke i kërkuar Këshillit të Ministrave si palë debitore në këtë procedurë ekzekutimi që të përmbushë detyrimin sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës.

Konstatojmë se nga data 12 Korrik 2017 kur ka filluar ekzekutimi i detyrueshëm deri sot ka kaluar mbi 1 vit dhe nga ana e Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë reagim në lidhje me përmbushjen e këtij detyrimi ligjor sipas një vendimi të formës së prerë. Kjo heshtje konsiderohet si një shkelje dhe cënim e parimit të një procesi të rregullt ligjor. Në këto kushte kemi qenë të detyruar të kontaktojmë me emisionin tuaj me qëllim që t’i japim një zgjidhje problemit të krijuar nga ana e organit debitor që është Këshilli i Ministrave”.

Çfarë ka ndodhur konkretisht? Pasi Këshilli i Ministrave nuk paguante shumën prej 40 milionë Lekësh që gjykata i dha në favor të znj.Kadesha për largimin e padrejtë nga puna, përmbaruesi privat vendosi sekuestro konservative në buxhetin e Këshillit të Ministrave. Që do të thotë se paratë e qeverisë në buxhetin e përcaktuar për zbatimin e vendimeve të formës së prerë, bllokoheshin të gjitha. Por, përmbaruesi nuk gjeti aty asnjë qindarkë. Ky buxhet i Këshillit të Ministrave ishte bosh.

Por, emisioni “Stop” zbuloi se Këshilli i Ministrave ka krijuar një fond të fshehtë, një nënstrukturë të posaçme që quhet “Aparati i Këshillit të Ministrave”. Nga kjo nënstrukturë lëvrohen fondet për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë, por Këshilli i Ministrave nuk ka autorizuar ende sot e kësaj dite shumën prej 40 milionë Lekësh që duhet t’i paguhet zonjës për pushimin nga puna pa motivacion. “Stop” prej dy muajsh i është drejtuar me shkresë Kryeministrisë, por nuk ka marrë përgjigje për këtë situatë. /tvklan.al

Etiketa: emisioni stopkeshilli i ministrvenuk njeh vendimin


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj
Kryesore

Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj

3 Qershor, 2026 3:41 pm
Ibrahimaj: Po analizojmë nëse duhet ndryshuar formula e çmimeve të karburanteve
Aktualitet

Ibrahimaj: Po analizojmë nëse duhet ndryshuar formula e çmimeve të karburanteve

3 Qershor, 2026 1:48 pm
Përplasja mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, Karakaçi:Kemi vendosur gjobat e para
Aktualitet

Përplasja mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, Karakaçi:Kemi vendosur gjobat e para

3 Qershor, 2026 1:07 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

3 Qershor, 2026 1:05 pm
Para
Kapet sasi e madhe lënde narkotike në Kapshticë

Kapet sasi e madhe lënde narkotike në Kapshticë

Historia e çiftit italo-anglez që u dashurua falë Google Translate

Historia e çiftit italo-anglez që u dashurua falë Google Translate

Berisha: Protesta e 16 shkurtit, një përballje historike

Berisha: Protesta e 16 shkurtit, një përballje historike
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}