Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Stop” zbulon skandalin/ U vetëvra në qeli, vuante nga skizofrenia

2020/03/25 at 12:24 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Stop” zbulon skandalin/ U vetëvra në qeli, vuante nga skizofrenia
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvar në burg në Dhjetor 2019. I ndjeri akuzohej për vjedhje në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati Nr. 4, konkretisht oficerja e Policisë Gjyqësore, Geranda Gjeta.

Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin se Bilbil Hasani vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Në këto raste, personat procedohen me masë më të lehtë ose shtrohen në spitalin e burgut.


Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta, tregon se ky fakt është bërë i ditur edhe nga mjekja Valentina Asabella. Kjo e fundit tregon për emisionin “Stop” se Bilbil Hasani ka qenë prej vitesh pacient i saj.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Unë ka shumë vite që e kam ndjekur të ndjerin Bilbil Hasanin. U preka shumë kur dëgjova lajmin. Sigurisht që kur ikën një njeri normal që të krijon ndjesi, por unë isha shumë e lidhur me atë. Pra, ai nuk kishte ndërruar mjek deri vitin e fundit sepse mjekohej nga spitali me ampula. Ishte i detyruar dhe gjatë gjithë kohës ishte tek unë. Ai vuante nga skizofrenia, është një sëmundje e rëndë që kemi ne në shëndetin mendor”.

Kurse avokatja e të ndjerit thotë se Bilbil Hasanit nuk ju gjetën as paratë e vjedhura për të cilat u akuzua.

Avokatja Vjollca Pustina: “Personi, që dyshonte, që i kishte marrë lekët, ishte një person.., të dëmtuarit e tërmetit dhe kishte tërhequr lekët, që i dhanë këto për qëra. Në fakt, këtij, në momentin e parë, (në kushtet e flagrancës) këtij 20 mijë lekë i janë gjet, Genci. Kur ka zbrit Bilbili nga autobuzi, ky burri ka vajtur nga mbrapa e ka kap, ka lajmëruar policinë dhe kanë ardhë e kanë arrestu. Po ky kallzuesi tha ‘ky është personi, që më vodhi portofolin”.

Pas arrestimit të Bilbil Hasanit dhe shoqërimit në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, aty u paraqit bashkëshortja e tij. Fillimisht kishte shkuar tek mjekja psikiatre, ku kishte marrë kartelën që vërtetonte se bashkëshorti i saj vuante nga skizofrenia.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Tek unë u paraqit bashkëshortja e Bilbilit, i kam vënë në dispozicion një epikrizë të hollësishme me ecurinë e sëmundjes, diagnozën, bashkëngjitur me të edhe raportin që vërtetonte që Bilbili vuante nga skizofrenia dhe përfitonte grup invaliditeti. Merrte KEMP, pra paaftësi të kufizuar më saktë. I ka pasur të dyja, ja kam vënë në dispozicion bashkëshortes”.

Por, oficerja e Policisë Gjyqësore Geranda Gjeta mohon që të ketë pasur dijeni për kartelën e Bilbil Hasanit. Ndërsa avokatja Pustina shprehet se Bilbil Hasani kishte thënë vetë përpara policisë se ishte i sëmurë.

Avokatja Vjollca Pustina: “I shkreti, se u bë për rahmet, inisistoi ju tha… Je arrestu ndonjëherë? Nuk jam arrestu tha, unë jam i sëmurë, – tha. Tha, le ta mohojnë kush të det …le ta mohojë le…, para Zotit unë di të flas. Mu vetëm ai nalt le të më besojë, Genci”.

Arrestimi i tij dhe vendimi me masë sigurie arrest në burg, çoi në një tragjedi. Bilbil Hasani u vetëvar brenda qelisë së tij, për shkak se autoritetet kompetente anashkaluan faktin se i ndjeri ishte i sëmurë.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me oficeren e Policisë Gjyqësore dhe me prokuroren e çështjes Elina Kombi, por që të dyja mohuan të kenë qenë në dijeni të faktit se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë.

OPGJ Geranda Gjeta: Po pra! Atëherë po ta shpjegoj edhe njëherë momentin, që ne nuk disponojmë një vendim mjeksor, tamam domethënë, një dokument zyrtar nga ana…, ne si OPGJ.., verifikimet merren nga prokurori pastaj…Mua s’më ka ndodh ndonjëherë, që të ketë epikrizë dhe të jetë arrestuar.

Prokurorja Elina Kombi: Absolutisht! Absolutisht jo! Madje ka pasur avokate të tijën. Në fillim ka pasur avokate Vjollca Pustina, pastaj ka marrë avokatin Saimir Visha dhe në asnjë fazë nuk është ngritur pretendimi dhe nuk më është paraqitur asnjë lloj raporti, në lidhje me shëndetin, me gjëndjen shëndetsore. Madje unë e kam përfunduar çështjen brënda 10 ditëve dhe e kam dërguar në gjykatë. Jo, absolutisht! Jo jo nuk është paraqitur asnjë pretendim, as nga personi vetë, as nga avokatët, që ka pas me prokurë gjatë gjithë procesit.

Por emisioni “Stop” ka zbuluar se në dosjen hetimore ishte përfshirë edhe epikriza që vërtetonte se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kërkesës së avokates së të ndjerit për një masë më të butë sigurie për shkak se Bilbili vuante nga skizofrenia, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk e mori parasysh dhe vendosi arrest në burg. Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie, pavarësisht se në dosjen hetimore ishte përfshirë kartela mjekësore e të ndjerit. /tvklan.al

 

Etiketa: i paraburgosurstop


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Horoskopi, e enjte, 29 nëntor 2019, zbuloni shenjën me fat për sot

Horoskopi, 25 Mars 2020

Parashikimi i motit, 10 mars 2020

Parashikimi i motit, 25 Mars

Zyrtari amerikan: Të moshuarit gati të sakrifikohen,mos bllokoni ekonominë

Zyrtari amerikan: Të moshuarit gati të sakrifikohen,mos bllokoni ekonominë
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com