Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“STOP”/ Pas humbjes së një jete gjendet zgjidhje për banorët e Kamzës

2016/11/04 at 8:52 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“STOP”/ Pas humbjes së një jete gjendet zgjidhje për banorët e Kamzës

Nazmi Bushi, një qytetar i ndjerë nga Kamza humbi jetën më 13 Shkurt të këtij viti, pasi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm e mori lumi i Tiranës.

Tragjedinë e tij duket se e kishte paralajmëruar vetë, vetëm 10 ditë para se të ndërronte jetë, kur kishte shkuar me banorë të tjerë të ngrinte zërin në Bashkinë e Kamzës.

Djali i tij Besniku për mikrofonin e “STOP” tregon natën fatale dhe problemin e përvitshëm, që është kthyer në ankthin e banorëve. Edhe këta të fundit bëjnë një apel të fortë sa i përket kësaj situate, pasi përbën një rrezik të madh në përditshmërinë e tyre.

“Atë ditë ra shi, erdhi lumi u mbush plot. Ishim duke prerë plepat dhe kishte gërryer nga poshtë uji shtratin e lumit. Aty ra babi dhe në momentin që ai ra unë hidhem ta shpëtoj. Mua më pas më nxorrën disa banorë këtu, ndërsa babin e nxorri policia atje poshtë i mbytur.

Keni vajtur jeni interesuar për këtë problem, para se të ndodhte kjo tragjedi?

“Po, kemi qenë te Bashkia kemi kërkuar të vijnë të bëjnë pritë, për të vendosur gurë. Katër ditë pasi ndodhi fatkeqësia erdhën tre makina gurë dhe nuk erdhi më kush më pas për t’u interesuar”.

Ndërkohë, banorët e zonës ngrenë zërin e tyre në lidhje me këtë problem që po i shqetëson prej kohësh. Ata kanë bërë një shkresë, kohë më parë se Nazmi Bushi të mbytej, por në Bashki nuk i ka pritur askush.

“Këtu luhet, këtu ecin, këtu shkojnë fëmijët në shkollë. Është rruga jonë kryesore. Një pritë lumi kërkojmë, asgjë më shumë se po na mbyten fëmijët”.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës shprehet se Bashkia duhet të marrë masa, sepse sa herë ka premtuar, por asnjëherë nuk kanë qenë prezente.

Në Bashki, Artan Dervishi sqaron se është vënë në dijeni qeveria qendrore për problemin, por ende nuk ka sjellë një eskavator, për të nisur punimet për digën e lumit.

“Ne më datën 13 Shkurt të 2016 -ës kemi bërë vetëm inspektimin dhe kemi dërguar një shkresë zyrtare në Ministrisë së Brendshme, më datë 18 Shkurt 2016. Brenda pesë ditëve që nga momenti i ngjarjes, ka një urdhër, ‘Urdhëri 89’ nga Kryetari i Bashkisë që thotë që të ngrihet grupi i punës për të bërë verifikimet dhe masat e ndërmarra në lidhje me situatën në fjalë. Neve i kemi dërguar një shkresë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për të na ardhur në ndihmë me një eskavator për të filluar punimet për thellimin e shtratit të lumit dhe devijacionin e ujërave, në mënyrë të tillë që të mos përbëjnë problem, për të mos shkaktuar të tilla tragjedi si ajo që ndodhi. Por Drejtoria nuk ka sjellë asnjë përgjigje. Të ndodhur përpara këtij fakti gjej rastin që nëpërmjet televizionit tuaj, të ngrihet zëri për të marrë eskavatorin, për të filluar punimet në shtratet e lumenjëve dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.”

Dhe pas interesimit të emisionit “STOP”, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Emergjencave Civile sollën mjetin dhe nisën punimet, që të mos përsëriten fatkeqësitë.

“Sot falë bashkëpunimeve me bordin e kullimit, të cilët na kanë dërguar një eskavator, kanë nisur punimet. Është hartuar projekti total me një vlerë rreth 22 milionë lekë të reja që do të dërgohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme dhe Emergjencave Civile. Presim financimin sepse mundësia e Bashkisë është vetëm kjo. Në fakt kjo është vetëm një pritë provizore që i është bërë lumit në Kamëz, deri në momentin që të bëhet një pritë e përgjithshme për të gjithë zonën”./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Ky është populli që gënjen më shumë !

Ky është populli që gënjen më shumë !

Unioni i Gjyqtarëve: Vetting-u antikushtetues. Do kërkojmë shfuqizimin

Unioni i Gjyqtarëve: Vetting-u antikushtetues. Do kërkojmë shfuqizimin

E PAZAKONTË/ “Vajza ime u bë burrë”

E PAZAKONTË/ “Vajza ime u bë burrë”

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com