Një ditë më parë emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan transmetoi pamje të ndotjes në qytetin e Kuçovës, nga ana e firmës BP-2014 sh.a.
Në emisionin e djeshëm Drejtori Rajonal i Mjedisit, Bardhyl Sula pretendoi, se parametrat e ndotjes rezultuan brenda normave pas monitorimit.
Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Gazetarët e “Stop” kanë gjetur dokumentin e monitorimit, ku rezulton, se kompanisë BP-2014 sh.a, i është pezulluar aktiviteti, që në fund të muajit maj, për shkak të ndotjes./tvklan.al