Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

STOP/ Mungesa e ligjit lë në rrugë personat me probleme mendore

2019/01/18 at 9:28 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
STOP/ Mungesa e ligjit lë në rrugë personat me probleme mendore

Emisionit “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar problematikën e personave me probleme mendore të cilët janë të vetëm dhe nuk kanë njerëz të kujdesen për ta. Nga dy raste konkrete që janë denoncuar në “Stop”, rezulton se ka një vakum ligjor për këtë persona. Që do të thotë se personat me probleme mendore nuk mund të pranohen në qendrat e shërbimit social nëse janë mbi 20 vjeç, kurse në Shtëpitë e të Moshuarve pranohen vetëm nëse janë të paktën 60 vjeç. Pra, kategoria e personave me probleme mendore brenda këtij harku kohor, që janë plot 39 vjet, nëse nuk kanë familjarë apo të afërm që të kujdesen për ta, nuk kanë ku të shkojnë.


Në rastin e parë kemi denoncimin e z.Naim Stërniqi nga Kavaja. Ai iu drejtua “Stop” për të afërmin e tij Arben Haxhiaj 48 vjeç, i cili është person me probleme mendore dhe jeton me paratë e kempit prej 100 mijë Lekësh të vjetra në muaj. E ëma i vdiq para 3 muajsh dhe tashmë nuk ka kush të kujdeset për të. Arbeni nuk është person i dhunshëm, kurse të afërmit e tij kërkojnë ndihmë për ta strehuar në institucionet përgjegjëse pasi nuk kanë mundësi të kujdesen vazhdimisht për të.

Naim Stërniqi: “Ne kemi një djalë tezeje, i quajtur Arben Haxhia, i cili është njeri i vetëm, pa prind, pa vëllezër, pa motra, jeton vetëm. Para tre muajsh i vdiq e ëma, tezja jonë, edhe ky tani jeton vetëm në këtë shtëpi me një ndihmë ekonomike 100 mijë Lekë të vjetra që merr kemp. Dëshira jonë është që ky të shkojë në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë. Edhe neve e kemi afër që të shkojmë ta ndihmojmë. Nuk di të flasi, nuk di të komunikojë, as për të gatuar, as për t’u larë. Për momentin e ndihmon një kujdestare që ajo vjen disa orë, e paguajmë. Nuk kemi mundësi që kjo të rrijë në orë shumë të vona, sepse dhe ajo ka familjen e vet. Arbeni nuk është i dhunshëm, por është një njeri i qetë, njeri i qeshur, njeri i dashur me njerëzit që e njohin. Edhe po ta ngacmosh, nuk të kthen dorë, as të godasë, as të bërtasë. Po patët mundësi, emisioni Stop të na ndihmojë në këtë mes”.

Të afërmit iu drejtuan Sektorit të Shërbimit Social në Bashkinë e Kavajës për t’i kërkuan ndihmë. Ky sektor i dërgoi me shkresë Drejtorisë së Shërbimit Social dhe mori përgjigje negative për shkak të moshës.

Sektori i Shërbimit Social në Bashkinë e Kavajës: “Zonja që u drejtua këtu ishte një e afërme e z.Arben. Prej disa muajsh ndodhet i vetmuar, pasi nëna i ka vdekur dhe është totalisht pa asnjë lloj mbështetje. Kushërinjtë iu drejtuan sektorit të shërbimit social dhe menjëherë i drejtuam kërkesën Drejtorisë të Shërbimit Social me një shkresë zyrtare ku i kërkojmë sistemimin e këtij zotërie, ndërkohë që drejtoresha e Shërbimit Social më sjell një përgjigje që thotë ‘zotëria nuk mund të pranohet në asnjë lloj institucioni sepse mosha e përshtatshme për këtë institucion është deri në 25 vjeç dhe për t’u pranuar te Shtëpia e të Moshuarve është 60 vjeç. Për këtë arsye ai nuk përmbush asnjërin nga këto kritere dhe nuk mund të shkojë atje. Ndërkohë që na jep disa institucione jo shtetërore që janë institucione fetare për të çuar këtë zotëri. Në momentin që vjen shkresa, e thërras zonjën që erdhi dhe bëri kërkesën dhe ajo nuk pranon që zotëria të shkojë atje për arsye se është shumë larg, sepse institucioni ndodhet në Shkodër. Dhe një institucion tjetër ndodhet në Tiranë. Duan që të jetojë në Kavajë. Sepse duke qenë këtu, e kemi më afër dhe mund ta vizitojmë. Në këto kushte, Arbeni ka ngelur pa mbështetje”.

Në një tjetër rast të dytë të mbërritur si shqetësim në redaksinë e emisionit “Stop”, kemi të bëjmë me të njëjtën problematikë. Një zonjë, e cila thotë se burri i saj i dytë ka një vajzë me probleme mendore, ka të njëjtin shqetësim. Denoncuesja, e cila dëshiron të ruajë anonimatin, tregon se burri i dytë i ka vdekur, kurse e ëma biologjike e vajzës me probleme mendore nuk interesohet për të. Zonja që shpjegon rastin, ka tre fëmijë nga martesa e parë, të cilët ndodhen jashtë shtetit dhe dëshirojnë të marrin të ëmën e tyre. Por, ajo nuk ka ku të lërë vajzën e ish-bashkëshortit të dytë, pasi asnjë institucion nuk e pranon për shkak të moshës.

Denoncuesja: “Unë kam një vajzë të gjetur nga martesa e dytë të cilën e gjeta 7 vjeç, është me të meta mendor edhe në moshën 18 vjeç kaloi dhe skizofreni. Kam tre fëmijë të cilët i kam nga martesa e parë dhe i kam jashtë shtetit, të cilët duan të më marrin atje dhe viza ime doli për 10 vjet. Unë po kërkoj nga shteti që të sistemojë vajzën time Marinelën. I ati i ka vdekur, nëna e vet nuk do t’ia dijë, të afërmit e vet nuk duan t’ja dinë fare për Marinelën. Asnjë institucion nuk më hapi derën”.

Emisioni “Stop” u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, por e njëjta përgjigje. Për shkak të moshës së vajzës, nuk mund ta strehojnë.

Për këtë mungesë ligjore, emisioni “Stop” pyeti deputetin Dashamir Shehi dhe psikologen Aurela Agalliu, të cilët dhanë opinionet e tyre për këtë problem.

Dashamir Shehi: “Kjo është një temë shumë e madhe, shumë e gjerë dhe asnjë në Shqipëri nuk e kemi marrë me seriozitetin e duhur. Numri i këtyre personave është edhe shumë më i madh se sa realisht. Shqiptarët duke pasur këtë kompleksin e familjes dhe shpeshherë i fshehin këto probleme. Në radhë të parë duhet mbuluar me ligj, në radhë të dytë duhet mbuluar me fonde. Në radhë të tretë duhet mbuluar me njerëz të specializuar. Vitin që vjen të paktën të hedhim hapin e parë, të shpallim formulën ligjore e cila mund t’i mbulojë pastaj edhe nga ana financiare. Më bëhet qejfi që po merreni me këtë punë”.

Aurela Agalliu, psikologe: “Nuk duhet ta shikojmë në mënyrë kaq sipërfaqësore që kemi të bëjmë me një njeri të mbetur vetëm. Kemi të bëjmë me një individ me aftësi të kufizuara që në të ardhmen mund të kthehet në kontigjent shqetësues për komunitetin apo problematik për komunitetin. Përpos kësaj, aftësia e tij për të pasur një mirëqenie sociale dhe psikologjike lë shumë për të dëshiruar dhe dështon në këtë pjesë. Duhet tërhequr vëmendja e shtetit, duhet tërhequr vëmendja e institucionit për t’i dhënë një mundësi sepse këta janë persona të një kategorie të veçantë dhe shqetësimi im mbetet mirëqenia e tij psikologjike dhe sociale. Vetmia e rëndon”.

Për këtë problem të kësaj kategorie të veçantë, drejtuesit dhe moderatorët e emisionit “Stop” Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj apeluan që shteti dhe qeveria të hartojnë një ligj dhe të alokojnë fonde për strehimin e personave me probleme mendore. /tvklan.al

Etiketa: emisioni stopmungesa e ligjitpersonat me probleme mendore


Ju sugjerojmë

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…
Aktualitet

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

7 Korrik, 2025 1:52 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive

7 Korrik, 2025 1:52 pm
“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores
Aktualitet

“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores

7 Korrik, 2025 1:33 pm
Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..
Aktualitet

Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..

7 Korrik, 2025 1:32 pm
Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët

7 Korrik, 2025 1:14 pm
Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”
Aktualitet

Shpejtësi dhe adrenalinë në Krujë/ U zhvillua trofeu “Skënderbej 2025”

7 Korrik, 2025 1:07 pm
Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës
Aktualitet

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

7 Korrik, 2025 1:01 pm
Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
Aktualitet

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

7 Korrik, 2025 12:48 pm
Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
Kronikë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

7 Korrik, 2025 12:32 pm
Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Para
Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Del horoskopi fundjavës/ Cilat janë shenjat me fat dhe ato pa fat

Stresi, i lirë?Në rrjete sociale po qarkullon video e tij në një klub nate

Stresi vazhdon të jetë në burg, ja mesazhi që ka për ndjekësit

Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do takohen sërish në shkurt

Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do takohen sërish në shkurt
















TE FUNDIT

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…
7 Korrik, 2025

Pas deklaratave të Monika Kreymadhit, ka ardhur reagimi i kreut të PL, Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra, 6 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
7 Korrik, 2025

Minstria e Mbrojtjes ka bërë raportin në lidhje me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku...

Lexo më shumë

“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores

“Fshat turistik në mes të Thethit”/Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores
7 Korrik, 2025

Përmes një lidhjeje live në Facebook, kryeministri Edi Rama ka lexuar një vendim të një prokuroreje që sipas tij është...

Lexo më shumë

Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..

Lirimi i Malltezit/ Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë..
7 Korrik, 2025

Pasi Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, duke e liruar kështu nga masa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com