Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, sesi zhvillohet prostitucioni në një lokal në zemër të qytetit.
Rrjeti i vajzave të punësuara, mban kontakt me pronarin e lokalit, për gjetjen e klientëve. Vajza e gra, kryejnë marrëdhënie seksuale për 30-40 mijë lekë të vjetra.
Ato tregojnë, se ku shkojnë për raporte intime, dhe si ia dalin të punojnë të pa shqetësuara nën hundën e policisë, për shkak të lidhjeve të duhura brenda policisë së shtetit. Detaje nga videot e pazakonte do të mund të mësoni sonte në darkë në orën 20.05 në emisionin “Stop”, në TV Klan.