Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“STOP”/ 100 mln lekë gjobë biznesit, edhe pse konform rregullave

2016/10/06 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“STOP”/ 100 mln lekë gjobë biznesit, edhe pse konform rregullave

Presidenti i një kompanie private në qytetin e Kavajës ankohet në emisionin “STOP” për një mega-gjobë 100 milionë lekëshe, që i kanë vënë në mënyrë arbitrare.

Në vitin 2013 është gjobitur për mungesë leje ndërtimi, ndërkohë që një dokument të tillë e disponon, që prej vitit 2011.

Disa vite më pas, Presidenti i “Leader Color”, Kadri Kodra, thotë se përmbarimi po i bllokon gjithë aktivitetin mbi bazën e një gjobe arbitrare.

“Stop” interesohet pranë INUK-ut të Durrësit, por në këtë institucion pretendojnë, se dokumentin ndëshkues ia kanë dorëzuar një punonjësi…fakt ky që hidhet poshtë nga presidenti i kompanisë.

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Jemi 3 vëllezër, kemi blerë një tokë rreth 4 mijë e ca metra, me çertifikatë, me çdo gjë të rregullt dhe kemi bërë një kërkesë për leje ndërtimi të këtij objekti bashkarisht 3 vëllezër dhe kemi në komunën e Luzit në Kavajë.”

Në çfarë viti ju keni aplikuar për leje ndërtimi?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “ Leja e ndërtimit është aplikuar në 28.09.2011. Kjo leje është për kapanonet që kemi bashkarisht, një është dhe tjetri është dopje dhe e kemi të gjithë me leje ndërtimi KRRT-së të Rrogozhinës çdo gjë është e rregullt. Më kanë ardhur kontroll këto të INUK-ut në objekt dhe kanë konstatuar që ndërtimi është pa leje sipas tyre. Ata kanë thënë që ne e kemi lënë në objekt, ku është edhe kjo këtu, procesverbali i akt-konstatimit. Në aktin tjetër është një gjobë e bërë në Tiranë nga kryeinspektori nuk e di kush është, kush është ky zotnia këtu se e ka shkruajtur Edmond, nuk e kuptoj. Rreth 100 e ca milionë lekë të vjetra gjobë. Gjoba është 100 e ca milion lekë.”

Për çfarë arsye vendoset kjo gjobë?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Për ndërtim pa leje të Leader-Color-it. Kur në të njëjtën kohë Leader-Color është subjekt SH.P.K, nuk është pronar dhe nuk është asnjë gjë në këtë objekt.

Deri në këto moment që ne po flasim, në çfarë faze janë proceset gjyqësore që ju po ndiqni ?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Pas fazës që zoti Bari Shyti, gjykata i dha të drejtë INUK-ut, ne e apeluam. Apeli nuk e mori në shqyrtim dosjen tonë, aktin tonë sepse e quajti të pavlerë për mungesë provash. Nuk e kuptoj se pse .”

Në qoftë se INUK pretendon dhe vendimet e gjykatës pretendojnë që ky ndërtim është pa leje, pse nuk kanë ardhur që ta prishin që kur është konstatuar ky ndërtim pa leje ?

Kadri Kodra, Presidenti i kompanisë private: “Këtë nuk arrij ta kuptoj dhe unë që jam pronar i objektit fizik. Nuk arrij sot e kësaj dite ta kuptoj si nuk vjen INUK ta prishë deri sa ka një gjobë të tillë .”

Pas kësaj, “STOP” iu drejtua Inspektoriatit Kombatër të Mbrojtjes së Territorit, Durrës.

Ky subjekt e ka lejen, ja ta tregoj dhe lejen.

INUK: “Ne kemi qenë edhe në gjykatë, varet kur e ka paraqit lejen”

Në radhë të parë është gabim pasi është vënë në emër të Leader Color-it. Leader Color-i s’ka lidhje fare. Në qoftë se vihet gjoba i vihet personit që ka truallin që bën ndërtimin pa leje. Se psh . Leader Color-i mund të jetë me qira në këtë subjekt dhe i delegohet atij gjoba. Është leja dhe këtij i ka ardhur një gjobë diku tek 100 milion-shi. Ju keni qenë në objekt? Keni kontaktuar me dikë, me pronarët ose me kë keni kontaktuar?

“Me ata punëtorët që kanë qenë aty. Ishte përgjegjësi i punës, brigadieri, ca ishte aty.”

Presidenti i kompanisë private, Kadri Kodra, me telefon: “Jo unë nuk kam asnjë informacion që ka qenë inxhinieri sepse  inxhinier nuk ka në objekt dhe ka qenë teknik ndërtimi dhe nuk ka qenë në objekt. Zotërive thuaji që po e patë që kanë lënë dhe firmosur, ai zotëria duhet të na e paraqesë me dokument sepse unë nuk e di.”

Ky procesverbal që ishte i rregullt, minimalisht duhet të ishte emri i pronarit që duhet të ishte shkruar, dhe më pas nëse lihet në objekt refuzohet të firmoset apo jo.

INUK: “Ju i mëshoni  akoma atij fakti. Ne kemi qenë vetë prezentë aty.”

I mëshojmë sepse leja është nxjerrë në 2011, gjoba është paraqit në 2013. Ka dy vite para që është i pajisur me leje dhe është konform gjithë rregullave.

“E kemi njoftuar që ti brenda 10 ditëve duhet të depozitosh dokumentacionin në Tiranë.”

Ku e ke njoftuar? Më jep një shkresë që ai ka marrë informacion? Ai është në një proces gjyqësor, nesër pasnesër mund ta fitojë, dhe mund të mbash edhe ti përgjegjësinë që ke firmosur këtë procesverbal. Ku e ke informuar atë?

INUK:“Tashi.. e kam informuar me grupin e punës që ka qenë aty.”

Kush, një emër ?

“Përgjegjësi i grupit të punës, po s’ma dha emrin.”/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Video/ Kosovë-Kroaci 0-3, Mandzukic shënon golin e tretë personal dhe fundos Kosovën

Video/ Kosovë-Kroaci 0-3, Mandzukic shënon golin e tretë personal dhe fundos Kosovën

Pjesa e parë Lihtenshtejn-Shqipëri 0-1, ja rezultatet e tjera në grupin tonë

Pjesa e parë Lihtenshtejn-Shqipëri 0-1, ja rezultatet e tjera në grupin tonë

Dëmtohet Zhordi Alba, në dyshim kundra Shqipërisë

Dëmtohet Zhordi Alba, në dyshim kundra Shqipërisë

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com