Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se “Ukraina mund ta fitojë luftën” kundër Rusisë. Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg tha se Rusia kishte dështuar të merrte Kievin dhe Kharkivin dhe se po ngecte në sulmin e saj në Donbas.
Stoltenberg shton se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte vendet më të sigurta.
Stoltenberg vijoi deklaratën duke thënë se do të ketë përpjekje për të përshpejtuar aplikimet finlandeze dhe suedeze dhe se ai do të kërkojë të rrisë praninë e NATO-s në rajon ndërkohë.