Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Ukraina do të jetë pjesë e NATO-s në të ardhmen, ndërsa Kievi kërkon të bashkohet me aleancën Atlantike sa më shpejtë.
“Vendet e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë ”, tha Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë.
Me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Stoltenberg tha se do të krijojë një “kornizë” për të parandaluar çdo pushtim të ri në të ardhmen. Sipas, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, prioriteti është pavarësia e Ukrainës./Opinion.al