Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg takohet të mërkurën me Vuçiçin në Bruksel

2023/07/18 at 6:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg takohet të mërkurën me Vuçiçin në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 19 korrik në Bruksel.

Më 12 korrik, Vuçiç e ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni.

Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.

Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është pajtuar me Kosovën në marrjen e disa hapave për uljen e tensioneve në veri.

Sipas marrëveshjes, të arritur mes Lajçakut dhe Bislimit më 10 korrik në Bratisllavë, Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Kosova ka nisur t’ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, në kuadër të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

“Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionim të situatës”.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Për shkak të mosdëgjimit të këshillave të faktorit ndërkombëtar për dhënie fund të krizës, Kosova është përballur me masa ndëshkuese nga BE-ja.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

Ju sugjerojmë

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari
Aktualitet

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari

10 Gusht, 2025 11:51 am
Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri
Life Style

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

10 Gusht, 2025 11:43 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

10 Gusht, 2025 11:37 am
I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
Kronikë

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia

10 Gusht, 2025 11:26 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

61-vjeçari përplas me makinë policin te vijat e bardha në Shkodër

10 Gusht, 2025 11:20 am
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person
Kronikë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

10 Gusht, 2025 10:53 am
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
Kronikë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

10 Gusht, 2025 10:29 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Para
Kurti: Po nisim t’i hapim rrugën zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Po nisim t’i hapim rrugën zgjedhjeve të parakohshme në veri

Iphone i vitit 2007 shitet për 190,000 dollarë

Iphone i vitit 2007 shitet për 190,000 dollarë

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shtetas shqiptarë

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shtetas shqiptarë

TE FUNDIT

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari
10 Gusht, 2025

Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të...

Lexo më shumë

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri
10 Gusht, 2025

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
10 Gusht, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive....

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia

I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
10 Gusht, 2025

Një person i arrestuar jashtë vendit, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar në vendin tonë. Policia e Shtetit bën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com