Çifti shumë i përfolur Roza Lati dhe Nesti Duka, (i njohur si Stine) janë tashmë të pandashëm. Lidhja e tyre tre vjeçare e dashurisë nuk rezultoi e suksesshme, por spektakli “Dance With Me” i bëri përsëri bashkë dhe duket se edhe pas spektaklit, ata po afrohen gjithnjë e më shumë. Ja tek i shohim në këtë foto teksa janë të dy “kokë më kokë”, duke i harruar kolegët e tjerë dhe mbrëmjen argëtuese. Nuk është çudi të rikthehen përsëri.