Stilisti i famshëm amerikan Marc Jacobs ka kurorëzuar dashurinë me ish-modelin, Char Defrancesco.
Në ceremoninë e organizuar në New York ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur publikë si, Kate Moss, Naomi Campbell, Rita Ora, Gigi dhe Bella Hadid.
55-vjeçari Marc dhe Char Defrancesco janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin dhe fotoja është bërë virale me shpejtësi.
“Unë jam 55-vjeç dhe po martohem. Është një kapitull i ri për mua. Unë dua ta jetoj jetën siç më pëlqen mua!”- ka pohuar stilisti i njohur për “TMZ”.