Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit.
Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, ai thotë se mendon që ndjen të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ka ngritur flamurin shqiptar.
Stërnipi i Ismail Qemalit ka dhënë dhe një mesazh nga qyteti bregdetar i Vlorës: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!
Stërnipi i Ismail Qemalit: Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin.
Pyetje: A është hera e parë që vini në Shqipëri?
Stërnipi i Ismail Qemalit: Jo, absolutisht që jo. Kam qenë shumë herë në Shqipëri.
Pyetje: A ke një mesazh për shqiptarët në këtë ditë?
Stërnipi i Ismail Qemalit: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!
Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës. Në cermoni nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.