Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekurset e bëra nga biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, të cilët kërkonin lirinë.
Kujtojmë se ata janë të vetmit në qeli për dosjen ku po hetohet konçensioni i sterilizimit të mjeteve mjekësore dhe kërkonin prishjen e vendimeve që i kishin lënë në qeli pa afat.
SPAK ka përfunduar hetimet për këtë çështje dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën për të marrë të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, ish-zëvendësin e tij dhe 7 të tjerë.