Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sterilizimi/ Berisha: Beqja firmosi kontratën, la hapur dyer e dritare për të vjedhur

2023/08/18 at 12:41 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sterilizimi/ Berisha: Beqja firmosi kontratën, la hapur dyer e dritare për të vjedhur

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat është ndalur te çështja e sterilizimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza të rënda duke thënë se kjo është vjedhja e dytë më e madhe e shekullit për shqiptarët duke akuzuar drejtpërdrejt Ilir Beqjan si autorin kryesor.

Sipas Berishës, Beqja ka firmosur kontratën në të cilën janë lënë të hapura dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë.

“Koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe në Shqipëri. Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata për 10 vitet, por është në letër, shkon në 450 mln euro apo 45.5 mld lekë. Por sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë 900-1 mld euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot çështje ditë është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit, që ishte parashikuar t’iu kushtonte në 10 vite taksapaguesve në kursin e atëhershëm, 100 mln euro. Në 5 vitet e para ka kushtuar për shkak të vjedhjeve 76 milionë euro. Pra kjo faturë pritet të shkojë deri në 170 mln euro. Autorë kryesorë absolutë, por autori kryesor dhe mbështetësi i vjedhjes së dytë të shekullit, është Beqja dhe Edi Rama janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke përshëndetur, duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke konsideruar legjitime të gjithë urdhër-arrestet të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë mos të pengojnë degëzat dhe gjethet të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë. E vërteta e pamohueshme është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqja dhe Edi Rama. Ilir Beqja është autor absolut kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit sepse ka firmosur hapjen e procedurës për koncesionin, ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në favor të firmës së Lilos së tij. Kurse së fundi një kompani e regjistruar në Kosovë me gjithsej 1 mijë euro. Ky Beqaj mendon se do t’i jepte kush 100 mln euro. Beqja ka firmosur kontratën në të cilën janë lënë të hapura dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë. Në qoftë se lexoni kontratën Beqja ka firmosur në një kontratë ku thuhet ndër të tjera për elementë që kanë të bëjnë me paratë, to be defined, vë ombrellë një fjalë angleze. Apo nuk thotë më shumë, por further në kontratën që ka firmosur për të mbuluar vjedhjen e tij me Lilon që e lumturoi brenda natës. Për këto shkaqe gjer sot, ndërmarrja Beqaj-Rrapaj ka firmosur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë 76 mln euro. Beqaj i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të mikut të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut aparaturat më moderne të sterilizimit dhe gjithë logjistikë ne saj.

Në 2007 qeveria mori një kredi nga Banka e Këshillit të Europës. Ndërtoi spitali ne urgjencës dhe diagnostikimit dhe katin përdhes në projekt ia përkushtoi sterilizimit. Për këtë qëllim qeveria me paratë e buxhetit bleu një aparaturë moderne 1.7 mln euro për sterilizimin”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

14 Janar, 2026 5:21 pm
Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
Bota

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

14 Janar, 2026 3:50 pm
Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
Bota

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

14 Janar, 2026 3:48 pm
Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
Bota

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

14 Janar, 2026 3:43 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

14 Janar, 2026 3:32 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
Para
Zaptimi i plazheve publike, Balla: Vija bregdetare i takon popullit e jo abuzuesve

Zaptimi i plazheve publike, Balla: Vija bregdetare i takon popullit e jo abuzuesve

U hodh nga ura për t’u larë në Vjosë, dëmtohet turistja franceze

U hodh nga ura për t’u larë në Vjosë, dëmtohet turistja franceze

Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni

Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni

TE FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
14 Janar, 2026

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00. Mësohet se ora e...

Lexo më shumë

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
14 Janar, 2026

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin...

Lexo më shumë

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
14 Janar, 2026

Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje...

Lexo më shumë

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
14 Janar, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, ka njoftuar sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com