Ajo është mbi 100 vjeçe dhe kishte planifikuar të jetonte ditët e fundit në fshatin e saj.
Stërgjyshja siriane, Eida Karmi ka lindur nën regjimin e Perandorisë Osmane dhe ka përjetuar dy luftërat botërore. Së fundmi ajo po sheh me sy edhe shkatërrimin e atdheut të saj, shkruan opinion.al.
Eida humbi shpresën për tu ritakuar me familjarët e saj që kur ata u zhvendosën në Gjermani. Mirëpo tani që konflikti në Siri është përshkallëzuar 100 vjeçarja u detyrua të shkonte në Greqi. Tashmë ajo ëndërron ribashkimin më familjen e saj.
Komisioneri për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara pasi është njohur me historinë e Eidës ka ushtruar presion për përshpejtimin e procedurave që ajo të mund të jetojë tashmë në Gjermani./opinion.al