Aktualitet

Steinmeier: Ejani në Shqipëri dhe “infektohuni” me shpirtin pro-europian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 01/12/22 |
Opi Nion

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, presidenti gjerman tha se e entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në Shqipëri dhe iu bëri thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE-në që të vijnë në vendin tonë dhe  “të infektohen” me shpirtin evropian.

“Më enuziazmon fakti të nderuar zotërinj dhe zonja deputete se sa shumë ndihet shpirti europian në vendin tuaj. Dëshiroj që në një farë mënyrë t’u bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE-në që në njëfarë mënyre kanë humbur nga sytë dimensionin historik të projektit europian, dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre, ejani në Shqipëri dhe lejoni të “infektoheni”, në një farë mënyrë, këtu sërish me shpirtin pro-europian”, u shpreh Steinmeier.

Ndër të tjera, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk i ka kursyer fjalët e mira për Tiranën dhe përshtypjen që i ka lënë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, në këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, një qytet i vërtetë europian. Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallëron demokracia evropiane. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, e çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull tani që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së, nis një fazë e re dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë është duke u konkretizuar“, tha ai.

Pas