Kopertina e numrit të ri të “La Lettura”, i cili është suplement i gazetës “Corriere Della Sera” ka qenë axhenda e një dite të Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ajo është shpërndarë nga disa figura të njohura botërore.
Këtë koperinë e ka shpërndarë në Instagramin e tij edhe stilisti i njohur Stefano Gabbana, i cili është tërhequr nga ngjyrat e vizatimit. Prej kohësh ekzistojnë shumë vizatime dhe piktura në letrat e zyrës, siç kryeministri Rama i ka quajtur, madje me to ai ka hapur edhe ekspozitë./opinion.al