Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Statuti i PD, Gjykata e Apelit: Të papranueshme deklaratat që synojnë ndërhyrje

2022/05/17 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Statuti i PD, Gjykata e Apelit: Të papranueshme deklaratat që synojnë ndërhyrje

Në Gjykatën e Apelit hidhet këtë të martë, 17 maj, shorti për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon prishjen e vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njeh Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Drmokratike.

Në një njoftim për mediat gjykata bën me dije  se “ Sot në datë 17.05.2022 u depozitua pranë Gjykatës së Apelit Tiranë çështja e mësipërme dhe aktet e sipërcituara. Shorti për caktimin e gjyqtarit relator do të hidhet po sot në orën 15:30, në një proces të hapur në sallën nr. 2 të gjykimeve”.

Ndër të tjera Gjykata kërkon që të ndalen sulmet politike. “Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, kryesisht ato të lirisë së shprehjes dhe mendimit, sjell në vëmendje të opinionit publik se ato duhet të ushtrohen në respekt të të drejtave po aq themelore, që konkurrojnë me to. Gjykata është e vetëdijshme për rolin e partive politike në një shoqëri demokratike, ndaj çdo debat publik mbi organizimin, mbarëvajtjen dhe ushtrimin e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë, mbart në vetvete çështje të interesit publik. Nga ana tjetër, po aq i rëndësishëm në një shtet të së drejtës është respektimi nga cilido i pavarësisë,  autoritetit, legjitimitetit të pushtetit gjyqësor, si dhe shmangia e deklarimeve apo sulmeve që cenojnë besimin e publikut te trupa gjyqësore.  Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje. Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar. Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta”,”-thuhet në njoftim.

Një javë më parë, Komisioni i Rithemelimit dorëzoi dy kërkesa në Inspektoratin e Lartë të drejtësisë dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga të cilët ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça.

Rithemelimi pretendon se kjo gjyqtare ka kryer shkelje të rëndë pasi pranoi ankesën e Enkelejd Alibeajt mbi statutin e 11 dhjetorit.

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Qëllonin me armë zjarri në orët e vona, kapen dy të rinjtë në Kamëz

Dhunoi nënën dhe i vodhi paratë për të blerë drogë, arrestohet 21-vjeçari

Lufta në Ukrainë/ Dalin pamjet e tankeve ruse të shkatërruara

Lufta në Ukrainë/ Dalin pamjet e tankeve ruse të shkatërruara

Putin paralajmëron: Evropa do të paguajë çmimin për embargon e naftës ruse

Putin paralajmëron: Evropa do të paguajë çmimin për embargon e naftës ruse

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com