Dje kemi “festuar” Ditën e 12-të të Lumturimit të Nënë Terezës. Përpos faktit që u mbajtën vetëm dy fjalime kortezie nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi apo edhe një urimi modesta nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha statuja e saj e krijuar nga Agron Mulliqi, vazhdon të dergjet pranë Qendrës së Riproodhimit të Veprave të Artit. Ka qenë gazetari Olti Curri ai që ka sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë fakt të shëmtuar, duke thënë se askush nuk është kujdesur që ajo të vendoset në vendin e duhur.
Olti e përmbyll statusin e tij duke cituar një nga shprehjet e shenjtores shqiptare, “injoranca është mallkim”…