Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Statistikat pro dhe kundër, duhet një Shqipëri e madhe

2016/09/05 at 6:46 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Statistikat pro dhe kundër, duhet një Shqipëri e madhe

Shqipëria e paraeuropianit bëri përpjekjet maksimale për t’u ulur në tryezën e të mëdhenjve dhe falë punës, sakrificës, mundit dhe përkushtimit arriti t’ia dalë. U bë e madhe sepse mori pjesë për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm. Shqipëria e Europianit ishte e madhe sepse luajti si e barabartë me ekipe si Zvicra, Franca dhe Rumania.


Bëri ndeshje të bukura dhe luftoi deri në fund për të marrë rezultat. Arriti të fitonte ndeshjen e saj të parë në Europian dhe shpresoi deri në fund për kalimin e grupeve. Duke e quajtur një kapitull të mbyllur Europianin, tani nis një rrugëtim i ri për të shkuar në Rusi. Por, përpara se të presim biletën për në Rusinë e largët, duhet të mundim Maqedoninë.

Shqipëria duhet të sillet si një ekip i madh, që ka fituar eksperiencë dhe që di të mbajë presionin. Pjesëmarrja në Francë e ka pjekur ekipin e Xhani De Biazit. Gabimet e kanë mësuar, ndërsa fitorja me Rumaninë i ka dhënë petkun e madhështisë. Shqipëria duhet të tregojë se kualifikimi në Europian nuk ishte rastësi, por fryt i një projekti të vënë në jetë disa vite më parë.

Formacioni i Xhani De Biazit, që në fushën e lojës përfaqësohet nga futbollistë nga të gjitha trojet shqipfolëse, ka për detyrë të tregojë se di ta mbajë presionin dhe momentet e vështira t’i kthejë në forcë. Një fitore do të ishte nisja më e mirë për këto eliminatore që janë jashtëzakonisht të vështira, pasi kemi në grup Spanjën dhe Italinë. Ja përse duhet një Shqipëri e madhe.

Bilanci

Tetë ndeshje, vetëm një fitore, tri barazime dhe katër humbje. Nuk është bilanc me një Kombëtare të madhe, por me fqinjët e Maqedonisë. Për Shqipërinë, kundërshtari i sotëm është kthyer në makth në këto 22 vite ballafaqime. Të gjitha ndeshjet kanë qenë miqësore mes tyre dhe për herë të parë dy Kombëtaret janë përballur më 14 maj të vitit 1994.

Maqedonia fitonte thellësisht 5-1, teksa goli i vetëm për kuqezinjtë shënohej nga Altin Rraklli. Pesë vite më pas, në ndeshjen e dytë në historinë me fqinjët, Shqipëria reagon duke fituar 2-0 në “Qemal Stafa”, falë golave të Rudi Vatës dhe Erjon Bogdanit.

Si për ironi, që nga kjo ndeshje e luajtur më 10 shkurt 1999 e deri më tani, kur janë zhvilluar edhe 6 përballje të tjera, për Shqipërinë mbetet fitorja e vetme ndaj një kundërshtari si Maqedonia. Për herë të fundit skuadrat kanë luajtur më 15 nëntor 2011, në Maqedoni, teksa ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola.

Janë dy barazime radhazi në fakt, pasi edhe takimi i parafundit në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë, është mbyllur 0-0. Sot, për herë të parë, Shqipëria dhe Maqedonia do të luajnë një ndeshje eliminatore mes tyre, teksa është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Tashmë duket se ka ardhur momenti që kuqezinjtë të thyejnë tersin Maqedoni. Kjo është hera e dytë që Shqipëria pret Maqedoninë në “Loro Boriçi”, pasi më parë kanë luajtur më 7 shkurt 2007, kur miqtë kanë fituar 0-1./PanoramaSport

 

Etiketa: ndeshjashqiperiastatistka


Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Para
Bllokohet 1 ton marijuanë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Bllokohet 1 ton marijuanë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Foto-Video/ Tifozët që kanë blerë bileta për këto tribuna të mos shkojnë në stadium?

Foto-Video/ Tifozët që kanë blerë bileta për këto tribuna të mos shkojnë në stadium?

Ja sa janë fitimet e raportuara nga Pokemon Go deri tani

Ja sa janë fitimet e raportuara nga Pokemon Go deri tani
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi Shqiponja në Tiranë. Mësohet se makina ka përplasur një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Dhjetor, 2025

DASHI Është një ditë rikuperimi! Një energji e bukur po kthehet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: dikush...

Lexo më shumë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com