Edhe pse siguroi një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2024, gjatë aventurës në këtë eveniment, Holanda ka regjistruar statistika alarmante. Mbrojtja e portokallinjve është më e dobëta në tre dekada të pjesëmarrjeve në turnetë madhorë.
Gjatë këtij viti kalendarik, skuadra e Kuman ka pësuar 4 gola pas zhvillimeve të goditjeve të këndit. Kjo është ecuria më e dobët prej vitit 1992. Gjithashtu për herë të parë prej Botërorit 1994, Holanda ka pësuar gol e para në tre ndeshje të ndryshme të një turneu madhor.
Reparti difensiv, mbetet pika më e dobët e portokallinjve, që nuk po arrijnë të kthehen në nivelet e tyre më të larta.