Ka startuar në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë. Kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila pozicionohet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.