Ndërkohë që Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në SHBA, kompania Starbucks po kërkon të bëjë të kundërtën e tij.
Në një deklaratë të publikuar ditën e djeshme, drejtori i rrjetit të famshëm të kafeve Strabucks, Howard Schultz ka dënuar urdhrin ekzekutiv të Trump.
Schultz në letrën e tij të hapur ka thënë se në pesë vitet e ardhshme kompania ka planifikuar të punësojë në dyqanet e tyre gati 10 mijë emigrantë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara.
“Do të bëjmë çdo gjë të mundshme për ti mbështetur dhe ndihmuar ata të kalojnë këtë periudhë konfuze”- ka shkruar ai.
Drejtori i Starbucks gjatë fushatës presidenciale ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Hillary Clinton./ opinion.al