Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stano: BE mund të miratojë edhe masa tjera kundër Kosovës

2023/06/14 at 1:44 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Stano: BE mund të miratojë edhe masa tjera kundër Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media, shkruan REL.

Sipas tij, masat e marra ndaj Kosovës nuk janë sanksione apo masa kufizuese në aspektin klasik.

Stano ka thënë se masat janë të përkohshme, dhe janë përgjigje ndaj “dështimit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë hapa konkretë dhe të menjëhershëm për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

Disa burime diplomatike i kanë thënë të martën Radios Evropa e Lirë se, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

I pyetur pse BE-ja nuk po ndërmerr masa ndaj Serbisë, e cila “nuk e zbaton marrëveshjen me Kosovën, nxit probleme në Bosnje – Hercegovinë dhe nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”, Stano ka thënë se këto çështje nuk duhet të përzihen me njëra-tjetrën.

“… sepse në Kosovë ekziston një situatë specifike, tensione të krijuara si pasojë e zgjedhjeve ku kishte pjesëmarrje të ulët të qytetarëve”.

Ai ka thënë se Serbia ka bërë hapa drejt uljes së tensioneve, duke bërë tërheqje të pjesshme të ushtrisë, nga zona në afërsi me territorin e Kosovës.

Përgjatë konferencës, Stano e ka përsëritur disa herë se, përkundër përpjekjeve dhe bisedave bilaterale mes zyrtarëve të lartë të BE-së dhe kryeministrit Kurti, ky i fundit “nuk i ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve”.

“Letra që ai i ka dërguar Përfaqësuesit të Lartë, Borrell, ku ka bërë pesë propozime, nuk e adreson problemin kryesor, dhe dështon të bëjë hapa për uljen e tensioneve”.

I pyetur të komentojë kritikat e Kurtit ndaj të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, se ai nuk po sillet si lehtësues i paanshëm, por “vjen me kërkesa të Serbisë”, Stano ka thënë se nuk i komenton deklaratat e palëve dhe se “Lajçak është emëruar, dhe e ka marrë mandatin nga 27 vende të BE-së, dhe në emër të BE-së e kryen mandatin e tij në mënyrë të paanshme”.

Burimet diplomatike të BE-së kanë thënë se shtetet anëtare nuk e kanë obligim të zbatojnë masat ndaj Kosovës, por disa prej tyre tashmë kanë nisur të aplikojnë disa masa kufizuese.

Ju sugjerojmë

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
Kronikë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

14 Nëntor, 2025 12:57 pm
Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë
Bota

Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë

14 Nëntor, 2025 12:53 pm
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin
Bota

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

14 Nëntor, 2025 12:47 pm
Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
Rajoni

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

14 Nëntor, 2025 10:32 am
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Kronikë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

14 Nëntor, 2025 10:27 am
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Para
Sanksionet kundër Kosovës, rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave

Sanksionet kundër Kosovës, rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave

Kërkesa e Bardhit drejtuar Kryesisë: Vetëm Këshilli e hap garën për kryetar

Kërkesa e Bardhit drejtuar Kryesisë: Vetëm Këshilli e hap garën për kryetar

15-vite nga miratimi i Kushtetutës/Osmani:Frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare

Anullimi i mbledhjes Kosovë-Shqipëri, Osmani: Është detyrim kombëtar të punojmë bashkë

TE FUNDIT

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
14 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së SPAK, sipas së cilës disa urdhër-thirrje të dërguara ndaj tij janë refuzuar...

Lexo më shumë

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
14 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar tentativat e saj për t’i dorëzuar ish-kryeministrit Sali Berisha urdhër-thirrjet për paraqitje në dosjen e...

Lexo më shumë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
14 Nëntor, 2025

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të enjten në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë...

Lexo më shumë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
14 Nëntor, 2025

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Threat”, duke arrestuar dy të rinj që dyshohet se jepnin para me fajde dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com