Bordi drejtues dhe donatorët e eventit Met Gala kanë shprehur indinjatën e tyre pasi vipat tymosën në tualet gjatë eventit. Një prej përfaqësuesve të stafit është shprehur se u ndjenë shumë të ofenduar kur panë që yjet e ftuar kanë postuar selfie nga tualeti duke tymosur cigare.
Fillimisht ata e quajtën mungesë respekti nga ana e vipve këtë gjë në një mbrëmje që promovon art. Vipat që tymosën ishin Bella Hadid, Rita Ora, Dakota Johnson, dhe Ashley Graham. /Opinion.al