Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stafetë akuzash, nga robotë tek tendermenë dhe një viktimë si reforma

2016/05/06 at 11:07 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Krim me koncesion

Nga Lorenc VANGJELI
Të paktën deri në mesditë ishte një histori e mbyllur e së shkuarës. Pavarësisht kalvarit prej Pëlhure Penelope për muaj e muaj më rradhë, java e parë e majit dukej si akti i fundit i nyjes së fundit në reformën në drejtësi. Nga e ardhmja shumë e afërt pritej vetëm vota formale e Kuvendit. Një votë e cila të enjten për Ramën, që citoi shprehjen e preferuar të Metës, “…duhej dhënë që dje”, për shkak të urgjencës dhe nevojës urgjente për t’u miratuar.


Tre grupet parlamentare kryesore në Kuvend, PS & LSI dhe PD, kishin konfirmuar për të premten nga një takim simultan me ambasadorin amerikan dhe atë të BE­së. Me gjasë një takim “kortezie” të ligjvënësve votues me diplomatët e huaj, kumbarë të paepur të reformës. Një dhënie e marrje premtimi formal për votën e pritshme “pro” reformës.
Ky ishte një gjest më shumë se i pazakontë dhe jo normal, por që në një terren me shumë pak normalitet si politika shqiptare, tingëllon pothuaj normal. Kritikët për një gjë të tillë megjithatë nuk munguan. Blushi me zë dhe shumë të tjerë që heshtën për të qenë korrektë diplomatikisht, e konsideruan një gjë të tillë edhe si fundin aspak diplomatik e moral të një “parlamenti me moral të dëmtuar”. E quajtën edhe si momentin e humbjes përfundimtare të legjitimitetit dhe sovranitetit të Kuvendit.

Por, qoftë në maxhorancë, qoftë në minorancë, zëra të tillë ishin fare në minorancë. Gjithë të tjerët ju bashkuan një “partie” tjetër, absolutisht një maxhorancë e konfirmuar në Shqipëri, prej më shumë se 90 për qind shqiptarësh të zemëruar me sistemin aktual të drejtësisë dhe që kërkojnë ndryshimin e tij. Dhe që në shumicë dërmuese, arrestimi i një gjykatësi, prokurori apo politikani, i gëzon diçka më shumë se kilometra rrugësh të shtruara apo edhe rritje milimetrike të rritjes ekonomike apo të pritshme të rrogave dhe pensioneve.

Por çfarë dukej si kapitull i mbyllur, u shfaq si një kapitull i ri në thurrjen e Pëlhurës së Penelopës, domethënë të reformës së drejtësisë. Në mesditën e të enjtes, në fillim si thashethem dhe më pas gjysëm zyrtarisht, u konfirmua se PD tërhiqej nga ky takim. Shumicës së deputetëve të pakicës nuk ju dha asnjë shpjegim për këtë tërheqje të ditës së fundit. Pakicës së deputetëve të pakicës ju la të kuptohej se takimi thjesht shtyhej për një kohë të pacaktuar, por duke lënë të hapur edhe mundësinë që urdhëri i tretë të rrëzojë urdhërin e dytë që kundërshtoi urdhërin e parë për organizimin e takimit me diplomatët amerikanë dhe të BE­së. Nuk u dha asnjë shpjegim edhe nëse një gjë e tillë kumtonte një gjë më shumë për qëndrimin e mëtejshëm të PD­së për votën në draftin e reformës së drejtësisë. Në maxhorancë gjërat ishin ku e ku më të qarta. Prej muajsh Meta duket si antar i komisionit për reformën në drejtësi sa kohë që përpara çdo kamere dhe çdo
mikrofoni përsërit nevojën dëshpëruese për miratimin e reformës në drejtësi. Dhe se ajo, sipas metaforës së tij të preferuar, është një urgjencë që duhej të kishte ndodhur dje. Rama vetë tha se takimi formal me ambasadorët e huaj me dy grupet, PS e LSI ishte vetëm një formalitet sepse maxhoranca nuk ka asnjë dyshim dhe mëdyshje për ta votuar direkt reformën. Por refuzimi i papritur i PD­së, bëri që mjegulla e paqartësive të jetë po aq e madhe sa ishte përpara, kur u duk se ishte qartësuar përfundimisht në fillimin e kësaj jave.

Të enjten në Kuvend, në seancë plenare, gjithçka u derdh në rrjedhën normale të parlamentarizmit tradicional shqiptar. Domethënë në kundërshtimin total të palëve me njëra­tjetrën, që aty ku njëra sheh bardh, tjetra vë re vetëm zi. Rama dhe Berisha shkëmbyen akuza për keqqeverisje reciproke dhe vizatuan autoportrete suksesi vetjak. Njëri pretendonte se kishte larë gjithë borxhet e paraardhësit që edhe “rrugët i kishte lënë në rrugë”, tjetri ngulmonte se pasardhësi nuk kishte shtruar as një kilometër rrugë dhe se vetëm lexonte çfarë as nuk arrinte të kuptonte. Njëri quante robotë përkrahësit e tjetrit, tjetri quante me eufemizëm “Tenderman”­ë bashkëpunëtorët e kundërshtarit. Të
dy me betimin se reforma në drejtësi është një nevojë urgjente për t’u realizuar për të futur në burg tjetrin. Dhe deri të enjten në mesditë dukej se zaret ishin hedhur në një lojë ballkanike që më shumë se shpalljen fitues të publikut, kërkon të gjejë publikisht përgjegjës për arsyet e dështimit të mundshëm. Në prag të kampionatit Evropian të futbollit, kjo lojë me zara dhe me prapamendime ballkanase, ngjan gjithmonë e më shumë si një lojë pingpongu, ku e rëndësishme është vetëm që topi të jetë në anën e kundërshtarit.



Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Eleminuesi Trump duhet të vërë rregull

Eleminuesi Trump duhet të vërë rregull

5 arsye pse seksi na mban të lidhur

Ja çfarë i bën seksi trurit të njeriut

Ja kush është drejtori i ri i televizionit publik

Ja kush është drejtori i ri i televizionit publik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com