Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

2016/04/29 at 4:07 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

Nga Eduard Zaloshnja

Kam dëgjuar njerëz që e kundërshtojnë ndërtimin e stadiumit kombëtar nga një investitor privat, duke argumentuar se nuk i duhet falur një tokë e vlefshme publike një firme private. Sipas tyre, stadiumi duhet ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit dhe të UEFA-s, ose të ndërtohet me koncension, e t’i kthehet shtetit pas një periudhe 25-30 vjeçare.

Këto ide janë shprehje e mendësisë etatiste që mbizotëron në Shqipëri dhe në gjithë të majtën e vjetër europiane, e cila sheh shtetin si shtyllën themelore të zhvillimit të një vendi, e jo sektorin privat. Financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti kërkon që të shpenzohen dhjetra miliona euro për një stadium të ri, e të mos shpenzohen për funksionet themelore të shtetit.

Ndërsa ndërtimi me koncesion kërkon që shteti t’i japë garanci financiare koncensionarit, sepse të ardhurat e parashikuara nga stadiumi nuk garantojnë një fitim të arsyeshëm nga investimi (Kompania italiane Serenissima u tërhoq nga ndërtimi me koncension pikërisht sepse FMN-ja i sugjeroi qeverisë shqiptare që mos ta jepte garancinë financiare). Ndërsa modeli i partneritetit publik-privat, që është zgjedhur për ndërtimin e stadiumit kombëtar, nuk kërkon asnjë shpenzim nga buxheti i shtetit, por i jep investitorit të drejtën që, së bashku me stadiumin (që do të jetë pronë publike), të ndërtojë edhe ambiente komerciale private, të cilat do t’i sjellin atij fitimin që do të justifikonte investimin e dhjetra miliona eurove.

Ky është një model që po përdoret me sukses në vende të ndryshme të botës, dhe ka ndikuar në mbajtjen në kontroll të shpenzimeve buxhetore të tyre, ndërkohë që ka nxitur investimet private. Por a është duke u përdorur në vendin e duhur ky model, në rastin e stadiumit kombëtar në Tiranë?

Së pari, zona ku do të ndërtohet stadiumi (në vendin ku ekziston stadiumi i vjetër kombëtar) ka një dëndësi të madhe godinash të larta komerciale dhe rezidenciale.

Shtimi i ambjenteve komerciale që parashikon projekti i publikuar i stadiumit, do ta rriste shumë ngarkesën e trafikut në atë zonë në çdo ditë të javës. Ndërsa në ditët e ndeshjeve të forta, trafiku do të ishte një ferr i vërtetë. Së dyti, zona ku do të ndërtohet stadiumi është monumentale. Mballosja e ballinës së stadiumit të vjetër mbi ballinën e të riut nuk e shpëton ansamblin monumental të atjeshëm nga shpërfytyrimi. Së treti, meqënse stadiumi i ri nuk do të ketë pistë atletike, do të ndërtohet një kompleks atletike në pjesën e parkut në jug të stadiumit.

Kjo da ta kafshonte edhe më tej Parkun e Liqenit Artificial, i cili është kafshuar tashmë në shumë vende. Me pak fjalë, modeli i zgjedhur për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar është i duhuri, por vendi ku do të ndërtohet nuk është i duhuri. Një vend i përshtatshëm për stadiumin kombëtar mund të ishte fundi i bulevardit të ri, që po ndërtohet në pjesën veriore të kryeqytetit.

Ju sugjerojmë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Para
Enver Hoxha, tjetër koment për librin në Angli

Enver Hoxha, tjetër koment për librin në Angli

Dieta e Irina Shayk…. edhe për Barcelonan

Dieta e Irina Shayk.... edhe për Barcelonan

Serbia po mendon të bllokojë Kosovën në UEFA….

Serbia po mendon të bllokojë Kosovën në UEFA....

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
9 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se përgjegjësia bie...

Lexo më shumë

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
9 Qershor, 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com