Ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Luzit nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.
Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.
Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.