Sport

Stadiumi Kombëtar, një kullë restorant për të parë ndeshjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 03/11/15 |
b.f

Pesëdhjetë milion euro do të jetë shifra që do të kushtojë rindërtimi i stadiumit të ri kombëtar. Punimet për  shëmbjen priten të fillojnë në muajin janar dhe priten të zgjasin 6 muaj. Në muajin qershor që përkon edhe me nisjen e Europianit Francë 2016, pritet të fillojë edhe ndërtimi i plotë i stadiumit. Ndërkohë që përfundimi i punimeve pritet të jetë në afat 2 vjeçar. Aktualisht Federata Shqiptare e Futbollit është në negociata për të gjetur një koncesionar i cili do të administrojë stadiumin për ta kthyer atë në fitimprurës. Projekti i ri i stadiumit i cili do të njihet si “Arena Kombëtare” do të jetë pothuaj i njëjtë me projektin italian që parashikon një kapacitet prej 22 mijë vendesh, ku tribunat do të jenë plotësisht të mbuluara. Ky stadium do të jetë edhe selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit, së cilës do ti vihen në dispozicion 4 mijë metra katrorë, ndërkohë që 14 mijë metra katrorë do të jenë qendra biznesi. Ky stadium do të ketë edhe një risi që është kulla e e lartë që do të shërbejë si restorant.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Pas