Ka ndodhur ajo që nuk duhet të ndodhte, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur në unanimitet që të mos miratojë marrëveshjen midis Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare te Futbollit për ndërtimin e impiantit të Stadiumit “Loro Boriçi”. Vendimi është marrë si nga të djathtët ashtu edhe të majtët që kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me marrëveshjen. Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv e ka cilësuar si absurd këtë vendim. Duke u shprehur se “nëse nuk arrihet një marrëveshje, do të ndërpriten punimet, pasi pa para nuk mund të ndërtohet”